Il progetto Durres

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

"Enigma e Durrėsit": mozaikėt e kapelės nė amfiteatėr

Kapela, qė gjendet brenda nė amfiteatėr, u zbulua nė v. 1966 dhe pėrfshin dy dhomat e galerisė sė parė. Kjo kapelė mund tė ketė shėrbyer si vend kulti kristian dhe ėshtė ndėrtuar nė kujtim tė martirėve kristian, mbase pėr nder tė peshkopit Astion tė Durrėsit dhe Sh. Stefanit i cili ėshtė i pranishėm nė kėtė vepėr arti. Ky mozaik i tipit muror ėshtė ndėr tė vetmit nė Shqipėri me njė stil pak a shumė linearo-artistik. Kjo e dhėnė e bėn gjithmonė e mė tė vėshtirė domethėnien dhe datimin i tij e si rrjedhojė ka ēuar nė inteprerime dhe datime tė shumta. Zbukurimi i kapelės me piktura dhe mozaikė zė faqen perėndimore dhe atė jugore, ndėrsa ka dhe gjurmė afreskesh tė pikturuara qė pothuajse janė tė fshira por mund tė dallohet diēka nė faqen veriore dhe nė pjesėn e mbetur tė tavanit (ky ambjent sot ėshtė pothuajse i mbuluar nga njė tavan modern). Absida ndriēohet nga njė dritare e tipit bifora. Prezenca e afreskėve dhe e mozaikėve tė ēon nė mendimin se nė njė fazė tė parė tė monumentit kapela mbulohej me piktura e mė vonė nė njė fazė tė dytė ėshtė menduar pėr ta zėvendėsuar atė me mozaikė. Tabloja me mozaik qė mbulon faqen perėndimore ruan nė njė pjesė tė saj, me figurė qendrore, virgjėreshėn me dy engjėj nė krah dhe nė tėrėsi rrethohet nga Paqja e Dituria. Nė faqen jugore paraqitet njė figurė "perandorake" me mantel dhe kurorė, nė dorė ka kryqin dhe globin qė simbolizon madhėrinė e tij; figura rrethohet nga dy ėngjėj me shtiza dhe nė tė majtė tė saj ndodhet Shėn Stefani. Nė fund tė kėmbėve tė figurės "perandorake" paraqiten tė gjunjėzuar dy burra dhe njė grua. Sipėr figurės ėshtė shkruajtur nė greqisht njė thirrje pėr mbrojtje: "O zot, ndihmoje shėrbyesin tėnd Aleksandėr". Duke u nisur nga shkrimi, nga veshjet, simbolet perandorake tė personazhit qendror i cili rrethohet dhe nga dy engjėj, nė momentin e parė tė zbulimit personazhi ėshtė interpretuar si perandori bizantin Aleksandėr (fillimet e shek. X) duke e datuar kėshtu mozaikun nė shek. X pas K. Pjesa mė e madhe e studiuesve europian qė janė marr kohėt e fundit me kėtė mozaik enigmatik kanė mendimin se imazhi ėshtė i Marias sė kurorėzuar, Nėnės sė Krishtit, nė paraqitjen e saj si mbretėreshė. Kėshtu mendohet se kjo ikonografi nuk vjen nga Kostandinopoja, por nga Roma, dhe ėshtė njė praraqitje analoge dhe bashkėkohore e Mbretėreshės Maria e kishės sė Shėn Maria Antikua nė Romė. Ky interpretim nuk bazohet vetėm nė ngjashmėrinė e paraqitjes sė figurės, apo tė stilit, por bazohet edhe nė faktin qė deri nė fund tė shek. VIII edhe pse Dyrachion ishte i lidhur politikisht me Bizantin, varej drejtpėrdrejt nga kisha e Romės pėr sa i pėrket besimit fetar. Nė bazė tė kėsaj teorie mozaikėt mund tė datohen nė gjysmėn e parė tė shek. VII (600 pas K).

Muret bizantine

Pozicioni strategjik nė tė cilin ndodhet Durrėsi, me kontrollin e pjesės sė poshtme tė Adriatikut dhe tė hyrjes pėr nė rrugėn Egnatia, ka bėrė qė qyteti tė jetė gjithmonė njė nyjė e rėndėsishme pėr ata qė donin tė kontrollonin rrugėt e komunikacionit rrugor dhe detar nga Italia nė Shqipėri dhe anasjelltas; pėr tė mbrojtur kėtė qytet tė rėndėsishėm u ndėrtuan mure tė mėdha poseduese, tė pėrmendura nė burimet antike e tė vėrtetuara nga mbetjet arkeologjike. Njė autor i shek VI pas K, Giovanni Malalas, ia atribuon perandorit Anastas I ndėrtimin e tre rrethimeve me mure tė fortifikuara nė Durrės, por qė fatkeqėsisht nga rrethimi i tretė i qytetit nuk kanė mbetur gjurmė. Gėrmimet e bėra nė murin jugor, i cili gjendet pėrballė portit, gjatė v. 2001-2002 kanė sqaruar qė ky trakt muri rrethues i periudhės bizantine duhet tė jetė ngritur mbi mure tė periudhės romake dhe periudhės greko-helenistike. Fortifikimet qė ende sot janė tė dukshme, janė ato tė periudhės bizantine tė ndėrtuara gjatė peiudhės sė sundimit tė perandorit Anastas I dhe perandorit Justinian (nga 490-549 pas K). Muret janė ndėrtuar me tulla dhe llaē, me perimetėr tė llogaritur prej 4,400m2, me lartėsi afro 12 m dhe me njė seri kullash me teknikė poligonale tė vendosura me largėsi rreth 60-65 cm nga njėra-tjetra. Disa prej kullave tė ndėrtuara me tulla janė tė zbukuruara me kryqe dhe harqe. Njė pjesė e tullave kanė vulat me monogramet e emrit tė Anastasit I dhe Justinianit e simbolet kristiane si peshkun nė reliev. Ky sistem mbrojtės fortifikimi ka funksionuar deri nė mesjetė, deri nė momentin kur tėrmeti i v. 1273 shkatėrroi pothuajse gjithēka. Ishin anzhuinėt dhe mė vonė venecianėt tė cilėt riparuan, pėrshtatėn dhe futėn pėrsėri nė punė kullat e fuqishme rrethuese, por nga ana tjetėr ngadalėsuan hapėsirėn urbane me ndėrtimin e rrethimit tė dytė fortifikues, i cili ishte mė i vogėl se i pari.

Monumentet e dukshme

Qyteti romak sot ndodhet poshtė qendrės aktuale tė qytetit tė sotėm, nė njė thellėsi afro 3-5 m. Ky fakt pėrbėn njė rrisk shumė tė madh pėr ruajtjen e monumenteve antike, nė njė situatė kur qyteti po pėrjeton njė zhvillim shumė tė fuqishėm pėr sa i pėrket ndėrtimeve tė vazhdueshme. Shpesh ndėrtimi i pallateve tė reja shkatėrron ndėrtesat antike nė nėntokė duke u shkatėrruar atyre dyshemetė qė shpesh janė tė pajisura me mozaikė. Vetėm njė planifikim i kujdesshėm urbanistik, duke mar nė konsideratė ekzistencėn e njė "muzeu nėntokėsor", mund tė shpėtoj njė trashėgimi tė pallogaritshme tė artit dhe njė burim shumė tė madh turistik dhe kulturor.

Qyteti gjatė shek. VII-XI pas K.

Dyrrachion gjatė shek. VII ka qenė njė kėshtjellė shumė e rėndėsishme bizantine nė Ballkan. Nė krahasim me qytetet e tjera tė Ballkanit, qyteti i Durrėsit ka qenė i vetmi qė ka pėrjetuar njė qetėsi relative. Durrėsi pati njė lulėzim tė theksuar nė kohėn e Anastasit I dhe tė Justinianit, por edhe gjatė sundimit tė perandorit Mauricio Tiberi (582-602) u realizuan disa struktura tė rėndėsishme. Ndryshime pozitive pati edhe gjatė sundimit tė perandorit Heraklio (610-641). Nė fakt duhet theksuar qė fortifikimet e mirėfillta janė tė lidhura me kohėn e sundimit tė perandorit Anastas I (491-518), i cili kishte origjinėn nga qyteti i Durrėsit. Fortifikimi i kohės sė Anastasit I ka njė planimetri trapezoidale, me perimetėr 44,000 m2 e mure qė rrethojnė njė sipėrfaqe rreth 120 ha. Teknika e ndėrtimit ėshtė me tulla e shtresa tė trasha llaēi. Nga njė pėrllogaritje mendohet se pėr kėtė ndėrtim janė pėrdorur rreth 15 milion tulla. Muri ėshtė i pėrforcuar nga kulla nė formė poligonale me distancė rreth 60-65 m largėsi nga njėra-tjetra. Gjatė shek. VII-XII Durrėsi mbeti njė qendėr kryesore peshkopale; gjatė kėsaj periudhe dioqeza e qytetit ishte shumė e madhe dhe peshkopėt e saj kishin njė ndikim shumė tė madh. Nė koncilin e Kostandinopojės nė vitin 691-692 ishte i pranishėm dhe peshkopi i metropolitanės sė Durrėsit. Edhe nė Koncilin e Nicės nė vitin 787 ishte i pranishėm Niēefori, si peshkop i deleguar i provincės sė Durrėsit dhe si delegues i rajonit tė Ilirisė. Nė kronikat bizantine tė shek. VIII-IX flitet pėr rajonin e Durrėsit si njė nga rajonet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishėm tė bregdetit adriatik, si baza kryesore e flotės ushtarake bizantine dhe vendi qendror i komandantit tė kėsaj flote. Gjatė shek. VII dhe VIII qyteti pati kontakte direkte me Kostandinopojėn dhe Selanikun, por dhe me qytete tė tjera tė rėndėsishme bizantine. Pas vitit 820 qyteti njohu njė fazė rilindjeje me krijimin e Temės (rajon administrativ dhe ushtarak bizantin) qė i dha njė impuls mė tė madh aktiviteteve ekonomike nė qytet. Deri nė fund tė shek. X Durrėsi mbeti njė qendėr e rėndėsishme episkopale me 15 njėsi episkopale qė vareshin prej tij (ku mes tė tjerave bėnte pjesė Stefania, Kroja, Kunavija, Elizoni, etj). Gjatė viteve 813-826 u ndėrtua nė qytet edhe njė manastir. Gjatė shek. VII-VIII qyteti pati njė prodhimtari tė dendur tė objekteve metalike dhe nė veēanti tė objekteve metalike zbukuruese si psh. fibulave, tokėzave, unazave, vėthėve dhe tė prodhimtarisė sė qelqit qė pasi prodhoheshin eksportoheshin nė vende tė ndryshme.

  1  2  3  4  5  6  7

siper

 

Mozaiku i kapelės

FIG. 19 Mozaiku i kapelės

Fragmente qeramike tė periudhės mesjetare

Fragmente qeramike tė periudhės mesjetare

FIG. 20-21 Fragmente qeramike tė periudhės mesjetare

Muret rrethuese tė qytetit

FIG. 22 Muret rrethuese tė qytetit