Il progetto Durres

Historia e qytetit dhe monumentet e tij 

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

Lindja e qytetit, 627 para K.

Limani i Durrėsit shtrihet nė kodrinat buzė detit Adriatik; nga ana e brendshme rrethohet nga njė shpat kodre, ku deri nė fillim tė shek XX gjendej aty moēali i Kėnetės. Nė antikitet ky territor pėr banorėt ishte njė vend i pėrshtaēėm, i pasur si me ujė dhe me toka pjellore. Territori mund tė ketė qenė i banuar qė nga periudha e paleolitit, por ende nuk janė gjetur vendbanime tė epokės sė bronzit dhe tė hekurit (shek. IX-VIII para. K). Gjatė periudhės "gjeometrike" (IX-VIII) ka disa kontakte sporadike mes botės greke dhe asaj ilire. Nė shek VII para K. intensifikohen lidhjet midis grekėve dhe ilirėve tė fisit tė taulantėve, tė cilėt banonin nė kėtė rajon, e nga ky bashkėpunim rezultoi njė ekonomi me ekspasion tė fortė. Gjatė periudhės sė Olimpiadės sė 38 (nga 630-625 para K.) grekėt e Korkyrės (Korfuzi), Korintit dhe qyteteve tė tjera dorike tė udhėhequr nga Phalios dhe njė aristokrat nga Korinti, i cili mbahej si njė nga parardhėsit e heroit mitik Herakli, vendosin tė themelojnė koloninė e tyre nė Durrės. Ishte kjo arsyeja qė banorėt e qytetit ia atribuojnė Herakliut themelimin mitik tė qytetit.

Qyteti me dy emra: Epidamnos/ Dyrrachion

Burimet antike (Straboni, Livio, Apiani, Pausania; Stefani i Bizantit) i atribuojnė kėsaj kolonie greke dy emra: Epidamnos dhe Dyrrachion dhe shpjegojnė legjendat mitologjike pėr kėtė dykuptimėsi. Njė mbret vendas i quajtur Epidamnos kishte themeluar nė kėtė vend njė kėshtjellė. Vajza e tij Melisa kishte patur njė djalė nga perėndia e detit Poseidon dhe e kishte quajtur Dyrrachion, i cili mė vonė themeloi qytetin pranė portit. Arkeologė dhe historianė ende diskutojnė qė njėri nga emrat tregon qendrėn parakolonizuese ilire e vendosur mbi kodėr (deri tani nuk ėshtė gjetur akoma) dhe emri tjetėr koloninė greke, e cila ishte vendosur pranė portit. Por ajo ē'ka ėshtė e qartė ėshtė se themelimi i kolonisė greke ka ndodhur nė dekadat e fundit tė shek VII para K. Themelimin e dokumenton mė sė miri qeramika "ilire" dhe ajo "protokorintike e vonė" e datuar nė shek. VII deri nė shek. II para K. e gjetur nė varret e nekropolit arkaik tė Dautajt dhe Kokomanit, si dhe qeramika e gjetur pranė rrethinave tė portit ekzistues.

Qyteti gjatė periudhės arkaike dhe klasike

Shek. VI para K.

 

Qyteti pėr njė periudhė kohe pas themelimit u pushtua nga Brygėt dhe mė pas nga Taulantėt, kėta tė fundit mė vonė u zėvendėsuan nga liburnėt (App. B.C. II, 39)

Viti 435 para K.

 

Shpėrthen lufta civile nė qytet: aristokratėt e Epidamnosit shkojnė e strehohen tek ilirėt; ndėrhyjnė nė kėtė ēėshtje korintasit dhe korkyrasit pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e tyre, por ndėrkohė shpėrthen lufta e Peleponezit qė pėrfshiu tė gjithė Greqinė.

Motivet qė shtynė qytetet greke, Korintin dhe Korkyrėn, tė themelojnė Epidamnos/ Dyrrachion ishin tė ndryshme:

1) sė pari ishte nevoja pėr tė kontrolluar rrugėt tregtare drejt Adriatikut Verior; nga kėtej kalonin mallra tė ēmuara (hekuri, metalet, qelibari, kuajt, skllevėrit).

2) sė dyti nevoja pėr tė kontrolluar rrugėn pėrmes brendėsisė territoriale ilire, ku lulėzonte bujqėsia, blegtoria, prodhimi i argjendit dhe ku ishte duke u punuar pėr urbanizimin e qyteteve ilire.

3) sė treti nevoja pėr tė kontrolluar tranzitin detar nga Pulia drejt brigjeve ilire, rrugė nė tė cilėn zhvillohej njė tregėti intensive; kėtė fakt e tregon mė sė miri prezenca e qeramikės "apule" e Epidamnosit.

Zgjedhja ishte e drejtė: nė pak kohė qyteti pati njė zhvillim tė menjėhershėm, aq sa nė vitin 525 para K. u popullua dhe u fuqizua aq shumė sa arriti tė ndėrtojė kapelėn nė faltoren mė tė famshme greke Olimpia, me njė inisiativė impenjative dhe me njė prestigj tė madh. Kolonėt grekė patėn marėdhėnie shumė tė mira me ilirėt, sidomos midis dy klasave tė aristokracisė. Dy popullsitė u pėrzien shumė natyrshėm me njėra-tjetrėn siē e tregon qartė evidentimi i shumė emrave ilirė qė shfaqen te magjistratėt e qytetit dhe nė monumentet funerale. Lidhja midis dy atdheve nuk u ngadalėsua kurrė Kjo duket qartė nga pikėpamja tregtare, ku gjatė shek. V para K. ka njė mbizotėrim tė mallrave (qeramika) nga Korinti dhe Korkyra, periudhė nė tė cilėn Athina ishte njė udhėheqėse e Greqisė pėr qeramikėn atike. Fazės arkaike dhe asaj klasike i pėrkasin nekropolet e pėrmendura mė sipėr Dautaj dhe Kokoman tė nekropolit verior dhe dy faltore nė drejtim tė detit e brendėsisė sė tokės qė tregonin limitin verior tė territorit urban e qė me festat dhe panairet e tyre kontribonin qė tė takoheshin paqėsisht vendas dhe kolonė: nga kėto faltore vijnė disa terrakota tė rėndėsishme arkitektonike tė stilit korintik.

1  2  3  4  5  6  7

siper


Decorazioni architettoniche da un tempio arcaico del VI secolo

Decorazioni architettoniche da un tempio arcaico del VI secolo

FIG. 1-2:Dekoracione arkitektonike nga njė tempull arkaik i shek. VI para K.

Pithos da Corcira (VI secolo a.C.)

FIG. 3: Pitos nga Korkyra (shek. VI para K.)

Pithos da Corcira (VI secolo a.C.)

FIG. 4: Stela atike (shek. IV para K.)