Il progetto Durres

Dy projekte pėr Durrėsin

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

Parathėnie

Zhvillimi i madh demografik dhe ekonomik i Durrėsit ka sjell njė zgjerim shumė tė madh tė ndėrtimeve pėr banim nė qytet. Nga mungesa e mjeteve dhe njohjes ky zgjerim ka dėmtuar shumė mbetjet e rėndėsishme arkeologjike tė monumenteve qė ndodhėn nėntokė. Kjo situatė shumė e rėndė qė rrezikon tė zhduk njė tė kaluar tė lavdishme dhe njė dokument prej mijėra vjetėsh civilizim, po arrihet tė riparohet me njė seri inisiativash legjislative e shkencore nga ana e autoriteve lokale e kombėtare, me bashkėpunimin e tė gjithė qytetarėve dhe komunitetit shkencor, sė bashku me organizatat ndėrkombėtare qė operojnė nė vend. Nė prill tė vitit 2003 Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė votoi njė ligj tė veēantė pėr mbrojtjen dhe ruajtjen e trashėgimisė kulturore arkeologjike pėr qytetin e Durrėsit. Ligji vendos detyrime tė ashpra pėr ndėrtimet nė qendrėn urbane tė qytetit, nėse kjo zonė koinēidon me mbetje arkeologjike tė qytetit antik. Me aplikimin e kėtij ligji bėhet e mundur nėpėrmjet hartės sė shpėtimin tė zonave arkeologjike njohja e depozitave arkeologjike tė qytetit nėn zonėn e tutelės. Shpėtimi dhe vlerėsimi i monumenteve arkeologjike do ēoj mė tej nė realizmin e kėrkimeve, restaurimeve dhe mjeteve tė pėrshtaēme pėr kėtė qėllim. Gjithė kjo sipėrmarrje ėshtė mbėshtetur nė punėn mbikėqyrėse tė profesionistėve, tė pėrkrahur gjithashtu dhe nga opinioni i gjerė publik pėr ruajtjen pasurisė, si nė profilin kulturor dhe civil, edhe nė profilin ekonomik dhe sipėrmarrės. Nevojave pėr ruajtje dhe zhvillim i korespondojnė dy projektet e universitetit tė Parmės tė realizuara nė shenjė bashkėpunimi mes dy vendeve: projekti Durrės dhe projekti Pilot pėr krijimin e Parkut Arkeologjik Urban nė Durrės.

Projekti Durrės UNOPS-UNIPR-DAD

Projekti Durrės 2002-2005 ėshtė njė sipėmarrje bashkėpunimi e financuar nga shteti italian nė sektorin e trashėgimisė kulturore dhe arkeologjike. Projekti drejtohet nga UNOPS (UNITED NATIONS OFFICE for PROJECTS SERVICE), PASARP Durrės, Universiteti i Parmės; Muzetė e qytetit tė Udines dhe Departamenti i Arkeologjisė sė Durrėsit. Ky Projekt ka patur pėr qėllim shpėtimin, vlerėsimin dhe ekspozimin e trashėgimisė kulturore arkeologjike tė qytetit dhe tė territorit pėrreth tij nėpėrmjet mbėshtetjejes shkencore dhe teknologjike nė restaurim, nė programimin urbanistik, nė formimin profesional dhe sipėrmarrjen nė sektorin kulturor. Si pjesė e projektit janė realizuar disa ekspozita fotografike shėtitėse me pėrmbajtje trashėgiminė kulturore dhe arkeologjike tė qytetit, si ekspozita "Durrėsi "3000 vjet civilizim". Gjithashtu iu ėshtė dhėnė informacion punėtorėve dhe sipėrmarrėsve nė sektorin kulturor, ndėrsa pėr rifreskimin e pėrdorimit tė hartės sė shpėtimit tė zonave arkeologjike janė organizuar takime shkencore mbi temat e shpėtimit dhe vlerėsimit tė trashėgimisė kulturore arkeologjike shqiptare, si dhe janė realizuar shfaqe kulturore pėr publikun e Durrėsit.

Formimi profesional

Njė pėrkujdesje e mirė bazohet nė krijimin e njė skuadre tė mirė profesionistėsh qė tė jenė nė gjendje tė restaurojnė, tė realizojnė aktivitete didaktike dhe tė vlerėsojnė trashėgiminė duke e pėrdorur atė si mjet turistik. Njė pjesė e mirė e Projektit Durrės i ėshtė dedikuar formimit tė punonjėsve tė sipėrmarrjeve kulturore, qė nėpėrmjet kurseve dhe stazheve nė Durrės dhe nė Itali (Parma, Udine) tė bėhen sa mė efiēent nė kėtė sektor. Kėto kurse janė realizuar nė bashkėpunim me "Projektin e Analizave“ dhe kanė patur pėr qėllim studimin e bashkėpunimeve tė sipėrmarrjeve tė vogla ose tė mesme italiane dhe krijimin nė tė ardhmen e sipėrmarrjeve shqiptare qofshin kėto tė vogla apo tė mesme. Kėto kurse janė zhvilluar nė Universitetin e Bolonjės - Fakulteti i Ekonomisė, Forli, me financim nga Ministria e Jashtme Italiane. Si rezultati i kėtij formimi u bė e mundur ngritja e njė Shoqate Kulturore E.D.D, e cila realizoi ekspozitat nė Shqipėri dhe Itali, realizoi materialin ilustrativ, aktivitetet didaktike dhe shtypjen e hartės sė shpėtimit tė zonave arkeologjike.

Ekspedita arkeologjike italiane nė Durrės dhe Projekti Pilot "Projektimi dhe realizimi i Parkut Arkeologjik Urban" 2004-2007

Projekti i paraqitur nga Universiteti i Parmės nė Ministrisė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve pėr shpėtimin dhe vlerėsimin e trashėgimisė kulturore arkeologjike nė qytetin e Durrėsit u konceptua nė tre pjesė. Projekti u mirėprit dhe nga Ministria e Jashtme Italiane si njė projekt arkeologjik pilot pėr vitet 2004, 2005, 2006. Programi parashikon si fazė tė parė realizimin e hartės sė shpėtimit tė zonave arkeologjike si njė moment i nevojshėm pėr pėrmbylljen e zonės me rrezikshmėri mė tė madhe; faza e dytė i pėrket kėrkimit nė amfiteatrin romak e pėrcaktuar si zona nyjė pėr Parkun Arkeologjik Urban me restaurimin dhe vlerėsimin e amfiteatrit dhe sė fundmi, faza e tretė parashikon realizimin e njė udhėtimi nėpėrmjet panelave informative dhe vendqendrimeve shlodhėse tė vendosura nė mėnyrė tė tillė qė tė lidhin monumentet kryesore qė duken mė qartė dhe mė mirė pėr vizitorėt dhe banorėt e qytetit. Shėtitja e monumenteve do tė filloj me termat dhe furrėn rrethore, do tė vazhdoj me muret e bastionit jugor dhe kullėn veneciane, me muret bizantine duke shkuar nė kėtė mėnyrė pėr nė amfiteatėr dhe nga amfiteatri do vazhdohet nė drejtim tė muzeut arkeologjik. Mjetet informative do tė shoqėrojnė nė mėnyrė reciproke tė gjithė guidėn.

Harta e shpėtimit tė zonave arkeologjike

Njė element thelbėsor i planifikimit urbanistik ėshtė harta e shpėtimit tė zonave arkeologjike, e cila lejon me detaje njohjen e thellėsisė, pozicionin dhe natyrėn e gjetjeve arkeologjike e si rrjedhojė identifikimin e zonave me risk tė madh nė tė cilat mund tė veprohet nė bazė tė ligjit tė ri tė tutelės. Realizimi i kėsaj harte ėshtė bėrė me sistemin e informatizuar GIS (Geografic Information System) nga ana e teknikėve italianė dhe shqiptarė dhe ėshtė pėrdorur nė Projektin Durrės dhe nė projektin Pilot. Harta iu dorėzua nė 16 dhjetor 2003 autoriteve shqiptare (Bashkisė dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės) nė versionin e parė italian dhe nė 25 dhjetor 2004 u dorėzua nė versionin shqiptar, tashmė e riparė dhe mė e integruar.

Studime dhe kėrkime nė amfiteatėr

Pėr kėrkimet e vitit 2007 shko nė: Mostra: "Il rilievo dell'anfiteatro di Durazzo: conoscenza di un monumento per la valorizzazione del patrimonio culturale mondiale"- coord. Prof. P. Giandebiaggi - Tirana-Durazzo 15-17 novembre 2007

  siper


Esempio di edilizia selvaggia

FIG. 1: Shembull i njė ndėrtese tė paruajtur

L'emergenza archeologica

FIG. 2: Emergjenca arkeologjike

 


Terzo incontro scientifico: Durrės, 22/06/2004

FIG. 3: Takimi i tretė shkencorė i projektit Durrės: Durrės, 22/06/2004

Mostra Durazzo: 3000 anni di civiltą, Anfiteatro di Durazzo, 22/06/2004

FIG. 4: Ekspozita nė Durrės: 3000 vjet qytetėrim, Amfiteatri i Durrėsit, 22/06/2004

 


Stage del corso di formazione e aggiornamento per operatori

Fig 5: Vila e Manin di Passariano (UD): stazhi i kursit pėr formimin dhe rifreskimin e njohurive tė punonjėsve dhe sipėrmarrėsve kulturor

 

Carta del rischio archeologico

FIG. 6: Harta e shpėtimit tė zonave arkeologjike