Il progetto Durres

Studime dhe kėrkime nė amfiteatėr

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

1. Monumenti, zbulimi i tij, programi i studimit dhe ndėrhyrjet arkeologjike

Amfiteatri i Durrėsit ėshtė njė ndėr mė tė mėdhenjtė e gadishullit ballkanik dhe pėr momentin ėshtė i vetmi i gjetur nė Shqipėri. Monumenti ėshtė i vendosur nė zonėn lindore tė qytetit antik, shumė afėr me muret bizantine dhe veneciane dhe pjesėrisht i mbėshtetur nė kodėr; ėshtė gėrmuar pėr afro gjysmėn e shtrirjes, por ende nuk dihen me saktėsi pėrmasat e tij (mendohet tė jetė mbuluar me dėrrasa tė mėdha 136 m dhe me kapacitet prej afro 15-20 000 shikuesish) dhe sistemi i shpėrndarjes sė brendshme i shikuesve. Sistemi i shpėrndarjes nė amfiteatėr realizohej pėrmes njė serie korridoresh nė formė unazore, jo simetrike, tė bashkuara me njėra-tjetrėn me shkallė dhe nėpėrmjet njė galerie tė madhe e cila futet nė brendėsi tė kodrės nė pjesėn veriore. Arena, e cila ėshtė e gėrmuar shumė pak, ishte e ndarė nga cavea pėrmes njė podiumi (bazament i lartė pėr mbrojtje); caveja ishte e ndarė nė dy rangje maenianum (shkallė qė i korespondon rangjeve tė ndryshme sociale dhe publike) dhe praecintio (parmak ndarės). Ndėrtesa ėshtė e ndėrtuar me teknikėn opus coementicium me gur gėlqeror dhe e veshur me teknikėn opus mixtum me tulla dhe gurė; shkallėt qė kanė qenė prej guri gėlqeror janė tėrėsisht tė zhvendosura.

Amfiteatri mund tė jetė ndėrtuar gjatė periudhės trojane (98-117 pas K) (kohė nė tė cilėn u ndėrtua dhe biblioteka me njė ndėrhyrje urbanistike tė tipit perandorak) e kėnaqte nga njėra anė nevojat pėr t'u argėtuar nė mėnyrė sa mė popullore dhe nga ana tjetėr i jepte rėndėsi profilit kulturor tė qytetit. Amfiteatri gjeti pėrdorim deri nė fund tė shek 346 pas K. Braktisja e monumentit mendohet se nuk erdhi vetėm si rezultat i tėrmeti nė vitin 346 pas K, por dhe si rezultat i zbatimin tė ushtrimit tė forcės nga ana e perandorisė kundrejt skenave dhe shfaqeve me pėrmbajtje pagane. Gjatė shek. VI-X pas K, nė njė nga dhomat nė brendėsi tė amfiteatrit, u ndėrtua njė kapelė (kishėz) e vogėl e zbukuruar me piktura dhe mozaikė shumė interesantė. Pėr sa i pėrket interpretimeve dhe datimit tė saj ka shumė kundėrshtime. Gjatė shek. X-XIII njė kapelė tjetėr u zbukurua tėrėsisht me afreske, por fatkeqėsisht tashmė ruhet nė gjendje tė palexueshme. Kjo kishėz ndodhet nė anėn tjetėr tė amfiteatrit me hyrje direkte nga ana e arenės. Gjatė gėrmimeve pranė saj kanė dalė nė dritė rreth 70 varre tė periudhės sė mesjetės sė vonė.

Amfiteatri ishte i njohur, mbase nga mbetjet e dukshme, ende deri nė vitin 1508; Barleti e ka cituar atė nė veprėn e tij "Biografia e Skėnderbeut". Gjatė periudhės turke dhe gjatė shek. XX nė shpatin e kodrės u ndėrtuan shtėpi. Ndėrtimi i rrugėve tė lagjes nė kodėr mbulonte gjithė pjesėn ovale tė ndėrtesės. Gėrmimet e bėra nga arkeologu V. Toēi nė vitin 1966 nxorrėn nė pah njė pjesė tė caveas, njė pjesė tė arenės dhe njė pjesė tė galerive. Ndėrhyrjet e limituara me gėrmime dhe restaurime janė kryer nė vitet nė vazhdim.

Amfiteatri i Durrėsit nė vitin 2004 ėshtė bėrė objekt i njė programi studimi, restaurimi dhe rifunksionimi nėpėrmjet Projektit Pilot pėr realizimin e Parkut Arkeologjik Urban tė Durrėsit; njė bashkėpunim me Universitetin e Parmės, Ministrinė e Punėve tė Jashtme Italiane, Ministrinė e Kulturės sė Shqipėrsisė, UNOPS, Institutin e Arkeologjisė, Tiranė dhe Bashkinė e Durrėsit (drejtoreshė e projektit Prof. Sara Santoro). Monumenti sė bashku me muret bizantine nė afėrsi tė tij krijon njė nukleus qendror nė vlerėsimin e trashėgimisė kulturore tė qytetit antik. Rifunksionimi i tij paraqet njė element tė rėndėsishėm pėr planin e ri rregullues tė qendrės historike, realizuar nga Universiteti i Peskarės-Chieti (fitues i konkursit ndėrkombėtar i pėrzgjedhur nga Bashkia e Durrėsit), i cili po bashkėvepron njėkohėsisht me projektin Pilot. Relievi i amfiteatrit ėshtė gjithashtu objekt i njė programi pėr ndezjen e njė proēesi ndėrnacionalizimi (D.M. 5 agosto 2004 n. 262 - ART. 23) midis Universitetit tė Parmės dhe Universitetit Politeknik tė Tiranės (Prof. Giandebiaggi).

2. Kėrkimet gjatė v. 2004-2007

Programi parashikon njė impenjim nė fusha tė ndryshme tė kėrkimit. Nė ndarjen e punės vjetore programi ėshtė koordinuar nga njė komitet shkencor italiano-shqiptar dhe ndahet nė disa faza:

Faza e I (2004); relievi topografik, vlerėsimi i gjendjes sė ruajtur dhe sondazhet pėrnjohėse arkeometrike e arkeologjike.

1. Gjithė relievi i sitit parashikon lokalizimin e ndėrtesave moderne nė zonėn e amfiteatrit me anė tė njė plani topografik tė mėparshėm dhe lokalizimin seksioneve relative domethėnėse nė raport me amfiteatrin dhe konteksin. (UNIPR Architettura).

2. Vlerėsimin e pėrgjithshėm tė situatės; analizėn e gjendjes sė monumentit pėr ēarjet e mureve, restaurimin dhe ndėrhyrjet pėr ta vendosur nė parrezikshmėri nėpėrmjet restaurimit emergjent - tė paktėn pjesėt qė duken momentalisht pėr njė paraqitje tė pėrkohshme tė monumentit. Linjat e guidės qė janė dorėzuar nė 30 korrik 2004 Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, nuk janė restauruar.

3. Sondazhe gjeofizike nė strukturėn e nėntokės me qėllim grumbullimin e tė dhėnave mbi vendosjen e ndėrtesės (network universitar-UNIPR- Departamenti i Shkencave tė Tokave i Universitetit tė Romės, La Sapienza).

4. Sondazhe gėrmimi me qėllim kuptimin e disa elementėve nė galerinė veriore dhe nė pjesėn jug-lindore tė cavea-s (UNIPR Arkeologjia dhe Departamenti i Arkeologjisė Durrės)

2.1 Relievi topografik

Dokumentacioni grafik ekzistent i varfėr e i fragmentuar dhe mungesa e tė dhėnave tė sakta pėr qėndrueshmėrinė e objektit dhe ndėrtesave fqinje pėr pėrdorimin publik tė tyre pėrveē pėrdorimit me qėllim tė vetėm muzeal, ka kėrkuar montimin urgjent me mjete tė avancuara tė relievit topografik nė pjesėt e gėrmuara, nė limitet fizike tė monumentit, si dhe nė zonėn e ndėrtesave ekzistente qė ndodhen pėrreth amfiteatrit. Aktivitet janė ndarė nė:

- fiksimin e objektit (manufaktit tė gėrmuar);

- pėrcaktimin e kufijve tė zonės urbane qė i referohemi (qyteti otoman);

- pėrcaktimin e zonave "homogjene" urbane tė rrethuara me mure nė brendėsi tė qytetit;

- pėrcaktimin e emergjencave dhe lidhjeve tė tjera pėr sa i pėrket tabanit historik tė qytetit;

- krijimin e skedave pėr ndėrtesat urbane qė rrethojnė amfiteatrin;

- analizat e punės dhe tė akseseve;

- relievin e karakteristikave urbane sipas parametrave tė njėjtė pėr njė skedaturė me pėrparėsi urbane (fasada, materialet e ndėrtimit, elementėt e dekoracionit tė ndėrtesave, etj);

- relievin fotografik;

- krahasimin e dokumentacionit kartografik historik (relievėt IGM shkalla 1\2500 e vitit 1928 dhe vitit 1937-39);

- kthimin grafik.

 

1  2

  siper


Veduta aerea dell'anfiteatro

 FIG. 1: Pamje ajrore e amfiteatrit

Anfiteatro in corso di scavo (1966)

 FIG. 2: Puna gjatė gėrmimit nė amfiteatėr (v. 1966)

Mosaico del lato sud della cappella di S. Stefano

 FIG. 3: Mozaiku qė ndodhet nė anėn jugore tė kapelės sė Shėn Stefanit

Scala di accesso alla cavea

 FIG. 4: Shkalla kryesore pėr hyrjen nė cavea (shkallarja)


L'interno dell'anfiteatro

 FIG. 5: Shkallarja e amfiteatrit

Carta topografica

 FIG. 6: Rilievi i pėrgjithėshėm topografik poligonal

Rilievo del piano topografico

 FIG. 7: Relievi topografik i amfiteatrit

Studio Geometrico

 FIG. 8:Studimi gjeometrik

Studio archeologico degli alzati

 FIG. 9: Studimi arkeologjik i mbetjeve tė dukshme pėr planimetrinė e amfiteatrit

La pittura

 FIG. 10: Piktura