Il progetto Durres

Historia e qytetit dhe monumentet e tij 
 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

Qyteti Helenistik
Viti 317 para K. Glaukia mbret i ilirėve dhe i taulantėve, politika e tij rėndoi qytetin; i ofron azil Pirros sė Epirit i cili ishte pėrzėnė nga mbretėria e tij.
Viti 314 para K.  Kasandro, mbret i Maqedonisė rrethon dhe pushton qytetin.
Viti 312 para K. Qyteti lirohet nga korkyrasit dhe i rikthehet mbretit Glaukia (DIOD., XIX, 67, 7)
Viti 307 para K.  Glaukia rivendos Pirron nė fronin e Epirit; mbretėria e tij do tė shtrihet nė Iliri deri nė Shkodėr. Pirro jeton edhe nė Epidamnos dhe nga kėtu i dėrgon ndihmė Tarantin kundėr Romės (Ana Komnena AleX. 3.12.8)
Viti 280 para K.  Mbreti Monun hedh nė treg monedhėn me emblemėn e qytetit.
Viti 266 para K. Roma nė v. 241 pushton Brindizin dhe e bėn koloni latine duke qenė se ishte e interesuar pėr tregtinė me Ilirinė dhe Greqinė. (CASSIO DIONE, tramite ZONARA8,7,3)
Viti 229 para K. Flota ilire e mbretėreshės Teuta rrethon qytetin dhe banorėt kėrkojnė ndihmėn e romakėve (Polyb. 2.9-10)
Viti 228 para K. Qyteti kalon nėn kontrollin e romakėve tė cilėt vendosim protektoratin (pol. II.9)

Nė shekujt IV dhe III para K. nė Epidamnos/Dyrrachion ndodhin ndikime politike dhe kulturore me qėllim pėr tė ndėrhyrė, mbizotėruar dhe pėr tė ngritur potenciale nė zonėn e adriatikut. Kėto ndikime ndihen nga tė katėrta anėt: nga dy qytetet themeluese, Korinti dhe Korkyra, mbretėria ilire, pesha kulturore e mbretėrisė maqedonase dhe nga afrimi nė Adriatik i potencės romake, e cila nė fund tė shek III para K. e kthen Dyrrachion nė bazė ushtarake pėr tė kryer operacionet ushtarake kundėr flotės sė mbretėreshės Teuta. Kontaktet me Taranton vazhdojnė tė forcohen gjithmonė e mė shumė. Kjo vihet re nga importi i qeramikės apule, import qė bėhet mbizotėrues mbi gjithė produktet e tjera tė qeramikės sė importuar. Tashmė del gjithmonė e mė shumė nė pah roli i qytetit si nyjė midis Greqisė, Ilirisė dhe Italisė. Bashkėjetesa nė paqe mes pėrbėrėsve tė ndryshėm etnikė dhe socialė rregollohej pėrveē tė tjerave edhe nga ndėrtimet e njohura tė pėrmendura nga filzofi grek Aristoteli. Kėsaj periudhe i pėrkasin dhe nekropolet nė veri dhe veriperėndim tė qytetit (Dautaj, Kokoman dhe Spitall) pėrgjatė rrugės qė bashkon qendrėn urbane me portin romak si dhe njė seri faltoresh jashtė qendrės urbane: dy faltoreve tė kodrinės Dautaj i bashkohet dhe faltorja e quajtur faltorja e Afėrditės, nė tė cilėn depozitimi votiv ka nxjerrė nė dritė qindra figurina terrakote qė pėrfaqėsojnė perėndi tė ndryshme, si dhe faltorja nė zonėn e Kėnetės sot e rindėrtuar nė kopshtin e muzeut arkeologjik. Kėsaj periudhe i atribuohet gjithashtu dhe njė trakt muri i zbuluar nė vitin 2002 poshtė mureve romake dhe bizantine nė anėn jugore drejt detit dhe disa banesa private, ku njėra prej tė cilave i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. IV para K. Nė kėtė banesė qė ndodhet nė zonėn jugore tė qytetit ėshtė zbuluar mozaiku i famshėm “Bukuroshja e Durrėsit”. Banesa tjetėr ndodhet nė zonėn “Parku Rinia” dhe pėrbėhet nga njė oborr i madh me kolona (ky tip ėshtė i njohur me emrin “a pastas” ), magazina, dhoma me dysheme tė thjeshta ose tė shtruara me mozaikė dhe ēati tė mbuluar me tjegulla. Shtėpia datohet nė fund tė shek. tė III - fillim i shek tė II para K. dhe ka qenė nė pėrdorim deri nė fillim tė shek. I para K. Mendohet se banesa u shkatėrua dhe u braktis rreth gjysmės tė kėtij shekulli, mbase pėr shkak tė tėrmetit tė vitit 57 para K, ose si pasojė e spostimit pėrrreth lagjeve mė prestigjoze tė qytetit. Nė rrėzė tė kodrės sė Dautajve ėshtė zbuluar njė punishte qeramike e shekullit tė III para K, vend nė tė cilin gjendet njė argjil shumė i mirė dhe ka burime natyrore uji. Kjo punishte prodhonte dhe enė tavoline tė tipit “megares”.

 

1 3  4  5  6  7

siper


Monetazione illirica

Monetazione illirica

FIG. 5-6: Monedha ilire dhe greke nga Epidamnos

Ceramica greca e italica

Ceramica greca e italica

FIG. 7-8: Qeramikė greke dhe italike

Tesoro votivo

FIG. 9Thesar votiv nga tempulli i Artemisit