Il progetto Durres

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

Qyteti i Durrėsit gjatė shek. XII-XIX

Gjatė shekujve tė fazės sė vonė bizantine, nė zonėn adriatike e quajtur Arbanon, vihen re elemente tė kulturės romake-gotike. Gjatė sundimit norman nė Durrės e sidomos pas v. 1081 ky fenomen ka patur njė intensitet tė dukshėm. Kishat e ndėrtuara me stilin romano-gotik janė tė lidhura drejtpėrdrejt me urdhrat franēeskan dhe domenikan. Qyteti ėshte konsideruar gjatė kėsaj periudhe si njė kėshtjellė e pathyeshme. Princesha dhe poetesha bizantine e shek. XII Ana Komnena shkruan pėr muret rrethuese tė Durrėsit qė ishin kaq tė gjerė sa mund t'i kalonin pėrsipėr vetėm 4 rrjeshta kuajsh. Burimet e shkruara na tregojnė se gjatė shek. X nė Durrės ishin ndėrtuar kisha e Shėn Andreas, kisha e Shėn Nikollės dhe manastiri i "detit". Rezulton sipas kėtyre tė dhėnave se Durrėsi gjatė kėsaj periudhe ka qenė njė ndėr qendrat e informacionit tė gjuhėve dhe tė kulturės shqiptare. Gjatė fillimit tė shek. XI nė Durrės qarkullonin pjata elegante tė tipit bizantin dhe nga kėtu ekportoheshin nė qytete tė tjera nėpėrmjet Adriatikut. Nė Durrės ėshtė e pranishme dhe qeramika protomajolike e zbukuruar me elemente floreale, pjesė e grupit tė qeramikės qė vjen nga Brindisi, qeramika Xhela, etj. Gjatė viteve 1272-1285 Karli I anzhuin krijoi Monarkinė e Arbėrisė me qendėr nė Durrės dhe vetė ai u vet quajt si mbret i Shqipėrsisė (Regnum Albaniae). Nė shekujt nė vijim ishim vencianėt qė zėvendėsuan anzhuinėt si dominues tė qytetit deri nė vitin 1502 kur qyteti u mor nga turqit. Venecianėt dhe turqit ngritėn dhe rindėrtuan pjesėrisht murin rrethues bizantin dhe kėshtjellėn turke nė qendėr tė qytetit. Si rrjedhojė e pushtimit turk, qyteti e humbi rėndėsinė tregtare duke i ndėrprerė marėdhėniet ekonomike me pjesėn tjetėr tė Mesdheut. Gjatė periudhės sė sundimit turk Durrėsi u limitua shumė nė sipėrfaqe edhe numri i banorėve u reduktua ndjeshėm nė krahasim me periudhat e mėparshme romake dhe bizantine. Gjatė periudhės sė kohės sė Skėnderbeut u ndėrtuan shumė fortifikime pėr tė mbrojtur vendin kundėr pushtimit turk, ku mes tė tjerave u ndėrtua njė kėshtjellė nė vitin 1465 nė majė tė malit Rodon e njohur si "Kėshtjella e Skėnderbeut". Burimi historik i shek. XIV "Anonimi i Gorkit" nėnvizon se "Arbėria ishte njė krahinė e madhe dhe e fuqishme, me harqe dhe shtiza qė vinin nga njė qytet qė quhej Durrės".

Durrėsi nga njė port i vogėl peshkatarėsh nė njė port tė madh mesdhetar

Historia urbanistike e qytetit gjatė shek. XX mbetet ende pėr t'u shkruar. Kjo histori paraqet shumė aspekte interesante: qyteti gjatė mbizotėrimit tė elemetėve arkitektonik europianė, ndikimet austro-hungareze e italiane dhe qyteti me arkitekturėn e periudhės komuniste me ndikimin sovjetik.

Zbulimi i qytetit antik; udhėtarėt nė hapėsirė dhe nė kohė

Njohja e periudhave mė tė hershme e Dyrrachium ėshtė ndarė nė katėr faza:

  • Faza e parė dhe mė e hershme do pėrfshij periudhėn nga shek. XIV deri nė gjysmėn e shek. XIX. Ky pėrcaktim vjen nga pėrshkrimi dhe evidentimi i udhėtarėve qė shkonin nė lindje.

  • Faza e dytė do pėrfshij gjysmėn e dytė tė shek. XIX deri nė fillimet e shek. XX; tė dhėnat vijnė nga studimet ushtarake topografike (ushtarakė dhe diplomatė).

  • Faza e tretė ėshtė pėrkufizuar si arkeologjia e shpėtimit dhe pėrfshin periudhėn nga viti 1920 deri sot (misionet arkeologjike dhe zbulimet shqiptare).

  • Faza e katėrt ėshtė pėrkufizuar si faza aktuale dhe pėrfshin vazhdimin studimeve sistematike urbanistike dhe arkeologjike.

Vangjel Toēi, babai i arkeologjisė sė Durrėsit

Vangjel Toēi u lind nė Elbasan nė vitin 1920, studioi nė Shkodėr dhe mė vonė i vazhdoi studimet nė Universitetin e Bolonjės (Itali) ku dhe u diplomua nė vitin 1943 pėr mjekėsi. Pasi u kthye nė Shqipėri bashkėpunoi pėr themelimin e Bibliotekės sė Durrėsit (nė vitin 1945) duke i dhuruar 1000 volume nga 5000 qė zotėronte ai bibliotekė tė tij personale. Vangjel Toēi shumė i apasionuar pas arkeologjisė iu pėrkushtua kėrkimit tė sė shkuarės me njė intuitė dhe sukses tė jashtėzakonshėm nė fushėn e antikitetit. Nė vitin 1947 zbuloi nekropolin helenistik nė rrėzė tė kodrės sė Vilės dhe ndėrtesėn me mozaikun e kalit tė detit, tė cilin e publikoi nė vitin 1959. Nė nekropolin helenistik zbuloi 600 varre qė i pėrkasin periudhės nga shek. IV-I para K, me rreth 1000 objekte tė gjetura si inventar varresh dhe njė repertor tė gjerė epigrafik, nė tė shumtėn e rasteve ilir, fakt qė lejon tė kuptosh rėndėsinė e Dyrrachium nė Iliri. Nė 13 mars 1951 me inisitaivė tė tij, u hap nė Durrės Muzeu Arkeologjik, i cili nė vazhdim do tė kompletohej dhe nga reparti bizantin (1969). Nė vitin 1959 rizbuloi mozaikun "Bukuroshja e Durrėsit". Gjatė kėtyre viteve zbuloi dhe termat publike tė periudhės romake. Nė vitin 1962 themeloi nė Durrės qendrėn e Monumenteve. Nė vitin 1968 me inisiativėn e tij u hap Galeria e Arteve Figurative e lidhur (si institutcion) me Muzeun dhe nė po tė njėjtin vit hodhi idenė e ndėrtimit tė Parkut Arkeologjik pėr qytetin. Nė vitin 1966 u zbulua amfiteatri. Vangjel Toēi publikoi shumė artikuj lidhur mbi topografinė e qytetit tė Durrėsit, pėr onomastikėn e ilirėve dhe ka shumė publikime tė tjera shkencore tė njohura, qė janė tė lidhura me punėn e jashtėzakonshme tė tij si shkencėtar. Vdiq nė 27 janar 1999.

Kėrkimet shkencore nė qytet dhe nė territorin pėrreth tij

Kėrkimi shkencor pėrbėn aspektin themelor pėr njė aksion efikas pėr sa i pėrket mbikėqyrjes (tutelės). Nė vitin 2000-2001 u realizua njohja e terrenit nė kodrat e Durrėsit nga Qendra Ndėrkombėtare Arkeologjike Shqiptare (QNASH) me qendėr nė Tiranė dhe me kėtė rast Qendra organizoi njė koferencė me pjesėmarrjen e njė grupi tė madh studiuesish anglo-amerikan dhe shqiptarė nga Universiteti i Cambridge, Cincinnati dhe Tiranės me mėshtetjen e Packar Humanities Institute (J.L. Davis, A. Hoti, I. Pojani, S.R. Stocker, A.D. Wolpert, P.E. Acheson). Nė bashkėpunim me Institutin e Arkeologjisė, Tiranė janė ende nė vazhdim ndėrhyrjet e gėrmimeve nė amfiteatėr (Universiteti i Parmės-Projekti Pilot), nė zonėn e forumit dhe te termat. Nė vitin 2006 Instituti i Arkeologjisė ka ngritur pranė Departamenti tė arkeologjisė nė Durrės sektorin e arkeologjisė nėnujore dhe detare me drejtor Dr. Adrian Anastasi, detyra kryesore e tė cilit ėshtė tė realizoj njė hartė me mbetjet e anijeve tė fundosura nė det dhe me strukturat portuale tė bregdetit tė Durrėsit.

  1  2  3  4  5  6  7

siper

 

Qyteti gjatė sundimit turk

FIG. 22 Qyteti gjatė sundimit turk

 Kulla e Durrėsit

FIG. 23  Kulla e Durrėsit