Il progetto Durres

Historia e qytetit dhe monumentet e tij 

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

Qyteti romak
210 para K. Mbėrrin nė Epidamnos armata romake e drejtuar nga zėvendėskonsulli P. Semporonio
171 para K. Vendoset flota e pretorit M. Lucrezio, qyteti bėhet bazė romake kundėr ilirėve (Liv., XLII, 48, 3)
148 para K. Tashmė i romanizuar, por ende njė “qytet mik” (“libera et amica”), Dyrrachion pėrfshihet nė provincėn e Maqedonisė (CONST. PORPH., de Them., II, 9)
146-120 para K. Ndėrtohet rruga Egnatia deri nė Selanik
57- Aprile para K. Ciceroni i dėbuar gjen strehimnė Dyrrachion dhe e konsideron qytetin tė lirė (Cic., Ad Attic., III, 8,1)
49-48 para K. Beteja e famshme midis Pompeit dhe Ēezarit. Ēezari nuk arrin dot me as njė lloj pėrpjekje tė mposhtė mbrojtjen dhe tėrhiqet nė Apolloni (App., B.C. III)
44-42 para K. Pas vdekjes sė Ēezarit, Durrėsi pėrfshihet nė luftėn mes Brutit dhe Antonit. Me mbarimin e luftės, Antoni fitimtar ia jep territorin ushtarėve tė tij (App., B.C.IV, 106, V 75)
30 para K. Epidamnos rikolonizohet nga Oktaviani, i cili ua shpėrndan tokat veteranėve tė tij (Dio.CASS., LI, 4, 6)

Fundi i shek. I pas K.

 

Verifikohen disa ngjarje rebelimi midis legjioneve ushtarake nė qytet (TAC., Hist. II, 83; FRONT., Stratag., IV, 14, 42)
100 pas K. Peshkopi Astio refuzon tė nderoj Dionisin dhe marterizohet (GUID., 113)
328 pas K.

Bėhet kryeqytet i provincės sė Epirit tė Ri

346 pas K.

Shkatėrrohet nga tėrmeti

Nė veprat e tyre shkrimtarėt latin (Plauto nė komedinė Manaekmi v. 258-264 Katulom 36,15) flasin pėr njė qytet kozmopolitan, tregtar, i fuqishėm, joshės e aktivė pėr kohėn nė portet e Mesdheut. Kėtė fakt e vėrtetojnė  edhe shkrimtarė tė tjerė si Ciceroni dhe Epistulai, tė cilėt janė tė habitur nga aktivitet e shumta ekonomike tė qytetit. Njė fakt tjetėr i dokumentuar vjen nga letrat e shumta rekomanduese tė qytetarėve romak qė merreshin me tregti nė Durrės drejtuar njeriut mė tė madh politik, avokatit Marco Tullio Ciceronit, i cili nė mė shumė se disa raste i ka mbrojtur edhe nė gjykatė (Oratio In Pisonem). Nė fakt qyteti u zhvillua akoma mė tepėr pas ndėrtimit tė rrugės  Egnatia, e cila lidhte Dyrrachium me Selanikun dhe kėtė tė fundit me Kostandinopojėn. Rruga qė lidhte Romėn me Lindjen u restaurua nėn qeverisjen e perandorit Trajan. Gjatė kėsaj periudhe u ndėrtuan ujėsjellėsi, amfiteatri, termet publike dhe biblioteka e cila ende nuk ėshtė zbuluar. Qyteti romak ka qenė rrethuar me mure, por nė fakt ato kanė patur mė tepėr rol simbolik sesa mbrojtės.

Gėrmimet e v. 2001-2002 kanė nxjerrė nė dritė mure tė periudhės helenistike, romake dhe bizantine. Fazės romake i pėrket dhe nekropoli (I-IV pas K.) nė zonėn veriore tė qytetit pėrgjatė rrugės qė lidh qendrėn me portin romak, mbi kodrinėn e vilės Zog, me inventar tė pasur dhe varre me dhomė nė shkėmb. Kjo zonė vazhdoi tė pėrdorej si nekropol deri nė shek. VI-VII pas K. Gjithashtu nė zonėn lindore tė termave ėshtė zbuluar njė pjesė e shkurtėr rruge e ruajtur mirė.

Supozohet qė i gjithė qyteti ka patur njė strukturė tė rregullt, me rrugė qė kryqėzoheshin me kėnde tė drejta dhe distanca tė njėjta duke krijuar ishuj tė rregullt me orientimin veri-jug sipas praktikės romake. Amfiteatri, qė sot ėshtė monumenti mė i fuqishėm i qytetit romak, zinte kėndin jugor tė zonės urbane me pozicion marxhinal; ėshtė zgjedhur nė kėtė formė pėr tė evituar problemet e trafikut dhe rregullin publik, ku shpesh gjatė lojrave tė gladiatorėve krijoheshin turma tė mėdha njerėzish. Periferia e qytetit shtrihej nė kėtė kohė edhe nė zonėn e ish Kėnetės nė tė cilėn janė gjetur gjurmė ndėrtimesh qė kanė tė bėjnė me njė vilė shumė luksoze me skulptura shumė tė bukura. Kjo lagje ka funksionuar si e tillė deri nė fund tė shek. IV pas K. Shkak pėr shkatėrrimin e saj mbase ka qenė tėrmeti ujor dhe tokėsor i vitin 346 pas K. Strukturat e ndėrtimeve pėrgjatė portit (tė portit romak), 7 km drejt veriut, pėrbėnin nevojėn alternative tė zbarkimit tė anijeve me vela, tė cilat udhėtonin nė periudha tė ndryshme tė vitit. Kėto struktura sot janė tė gėrryera nga ndryshimet e linjės sė bregdetit dhe i atribuohen ndryshimeve tė nivelit tė detit dhe tėrmeteve.

1  2  3  4  5  6  7 

siper


Via Egnatia

FIG. 10Rruga Egnatia

Busto romano

FIG. 11Statuja e "Lorikatit"

 Pavimentazione di casa ellenistica

pavimentazione di edificio romano 

FIG. 12-13:  Dyshemeja e njė shtėpie helenistike dhe e njė ndėrtese publike romake

Terme romane

FIG. 13:  Terma romake