Il progetto Durres

Studime dhe kėrkime nė amfiteatėr

 

Home

Ekipi dhe bashkėpuntorėt

Videoclip i Projektit Durrės

Njė prezantim i shkurtėr i qytetit

Aktivitetet dhe tė rejat mė tė fundit

Historia e qytetit dhe monumentet e tij

Dy projekte pėr Durrėsin

Studime dhe kėrkime nė Amfiteatėr

Bibliografia

Links

2.2 Gjurmimet gjeofizike: metoda mikrogravimetrike

Pėrdorimi i metodės mikrogravimetrike kishte pėr qėllim identifikimin e tuneleve tė nėndheshme sepse mund tė vihej nė rrezik siguria e jetės sė njerėzve, tė cilėt do hynin nė monument me rastin e spektaklit nė shtator tė v. 2004. Metoda u drejtua nga Prof. B. Toro, M. Di Filippo dhe nga bashkėpunuesit e tyre tė departamentit tė Shkencave dhe tė Tokave tė Universitetit tė Romės, La Sapienza, nėn kujdesin e UNOPS dhe UNIPR pjesė e projektit Pilot. Metoda mikrogravimetrike ėshtė njė teknikė qė lejon pėrvijimin e shpėrndarjes sė dendėsisė tė terreneve qė pėrbėjnė shtresat e tokės. Nga pėrpunimi i tė dhėnave gravimetrike tashmė ėshtė e mundur tė dallohet nė nėntokė prezenca e dendėsive tė vogla ose shumė tė vogla, madje mund tė shkohet edhe nė boshllėqet e tokės. Nėse nė brendėsinė e tokės janė tė pranishme sasi tė shpeshta shkėmbinjsh, graviteti rezulton mė i madh nė krahasim me ato zona nė tė cilat terreni i tyre ka densitet mė tė vogėl, si p.sh terreni me rėrė, argjilė e madje mund tė dallohen dhe materiale tė sjella mė parė. Kėshtu nėpėrmjet kėsaj metode bėhet e mundur lehtėsimi i gjetjes sė zgavrave tė pranishme nė nėntokė. Nė rastin e amfiteatrit, nė zonėn e arenės, ėshtė punuar me kėtė lloj metode pėr tė pikasur boshllėqet e tilla qė ndodhen nėntokė. Pėrpunimet e pėrftuara deri tani, nėpėrmjet njė prerje me pėrmasa tė llogaritura mė parė dhe sipas njė njė sistemi tė menduar mirė, paraqesin njė konfiguracion tė pėrafėrm tė nėntokės sė arenės duke hipotetizuar prezencėn e strukturave prej muri dhe tė boshllėqeve nėntokė. Kėto gjurmime u ndoqėn edhe gjatė vitit 2005 nė sektorin veri-perėndimor tė arenės me synim pėrcaktimin e nėntokės sė galerisė jugore dhe perimetrin e jashtėm tė amfiteatrit.

Faza e dytė (2005-2006)

Faza e dytė e kėrkimit kishte pėr qėllim kuptimin nė aspektin gjeometrik dhe funksional tė ndėrtesės, pėrcaktimin tipologjik, mėnyrat dhe fazat e braktisjes dhe ripėrdorimin e saj gjatė periudhės mesjetare dhe moderne.

5. kompletimi indirekt pėrfundimtar i relievit dhe studime mbi gjeometrinė e ndėrtesės (UNIPR Arkitektėt);

6. pėrfundimi i gjurmimeve mikrogravimetrike nė sektorin jugor (Roma, La Sapienza);

7. sondazh i gjerė gėrmimi nė sektorin jugor (UNIPR dhe arkeologėt e Departamentit tė Arkeologjisė, Durrės);

8. gjurmimet e para arkeometrike pėr pikturat, mozaikėt dhe karakteristikat arkeometrike tė materialeve qė janė pėrdorur pėr ndėrtimin e amfiteatrit (llaēi, blloqeve prej guri);

9. dokumentacioni dhe pėrshkrimi grafik i mureve ndarės nė aspektin morfologjik dhe stratigrafik vertikal (UNIPR, arkeologėt);

2.3 Rezultatet e gėrmimeve nė 2004-2005

Gėrmimet e misionit arkeologjik tė Universitetit tė Parmės gjatė njė periudhe afro 12 javore, nga nėntori 2004 - nė qershor tė vitit 2005, kanė nxjerrė nė dritė njė lagje mesjetare tė qytetit me rrugė, shtėpi, oborre, puse, sterna, magazina, kishėza, tė ndėrtuara mbi rrėnojat e amfiteatrit madhėshtor romak. Kėrkues shkencorė dhe studentė italianė nė bashkėpunim me Institutin e Arkeologjisė, Tiranė dhe Institutin e Monumenteve tė Kulturės, Tiranė nė njė zonė prej afro 300 m2 e thellėsi deri nė 2,40 m i kanė dhėnė jetė shembullit tė parė tė arkeologjisė urbane nė Shqipėri; njė kėrkim stratigrafik arkeologjik, gjithėshtrirės, global, qė bėn tė mundur qė ē’do faze historike t'i jepet rėndėsia qė i takon (si psh fazės romake nuk i jepet mė shumė rėndėsi se fazės mesjetare) duke shqyrtuar dhe dokumentuar ē’do element me vėmendjen mė tė madhe pėr tė arritur njė njohje sa mė tė plotė tė organizmit tė qytetit nė tė gjitha fitoret e tij. Nė kėtė mėnyrė shfaqet njė fazė e re nė historisė mijėvjeēare tė Durrėsit, historia e tė cilit pak kohė mė parė kishte qenė vetėm kapela (kishėza) e amfiteatrit. Dyshemeja e kapelės ėshtė e shtruar me mozaikė shenjtorėsh e ėngjėjsh dhe me shumė kundėrshtime datohet nė shek. VI ose X-XI pas K. Gėrmimet e fundit kanė treguar se kjo ndėrtesė e ēmuar sė bashku me kapelėn tjetėr qė ndodhet nė anėn e kundėrt tė arenės, e cila ka qenė zbukuruar me piktura tė periudhės bizantine por tashmė janė pothuajse tė palexueshme, i pėrkasin periudhės sė shek. X- XIII. Gjatė kėsaj periudhe qyteti ka qenė nyjė e rėndėsishėme dhe gjithmonė objekt grindjeje midis bizantinėve dhe normanėve pėr shkak tė pasurisė dhe pozicionit kontrollues tė tij nė Adriatik. Muret antike, rrugėt dhe qeramika e gjetur nga arkeologėt tregojnė mėnyrėn me tė cilėn banorėt e qytetit ditėn t'i ripėrdornin strukturat e amfiteatrit romak duke ngritur shtėpi, portikė me dru, ndėrtuan rrugė, puse e magazina. Tėrmeti shkatėrrues i vitit 1276 ėshtė vėrtetuar dhe nga strukturat e trakteve tė mureve tė amfiteatrit. Pas kėtij tėrmeti qyteti nuk u braktis, po vazhdoi tė jetojė nėn dominimin venecian. Qeramika e tavolinės dokumenton shkėmbimet e vazhdueshme tė Durrėsit si me Bizantin e Lindjen mesdhetare, ashtu dhe me Italinė deri nė fillim tė pushtimit turk, i cili bėri qė nė vitet '500 tė shėnohet ndėrprerja e kėtij rrjeti, braktisja e shumė ndėrtesave dhe mbulimi i qytetit nga njė seri shkarjeje toke. Gėrmimet nė amfiteatėr janė bėrė nė formėn e njė kantieri tė hapur si pėr banorėt e qytetit, ashtu edhe pėr vizitorėt dhe turistėt e shumtė qė frekuentojne plazhin dhe qytetin e Durrėsit. Rezultatet shkencore janė gjatė rrugės sė publikimit tė tyre. Nė gėrmimin e vitit 2005 kanė marr pjesė edhe studentė shqiptarė.

Faza e tretė (2006)

10. reliev i detajuar i monumentit nė pjesėt vertikale dhe horizontale tė tij, i pjesėve tė dukshme tė tij dhe pėrdorimin e metodave gjeometrike direkte dhe indirekte. Mbi bazėn e kėtij relievi gjeometrik do tė punohet mė vonė harta tematike dhe relative e teknikave tė ndėrtimit, e elementėve arkitektonik, e materialeve, e heqjes sė gurėve dhe mureve tė rrėzuara pėr tė arritur qartėsimin e riskut tė rrėzimit tė amfiteatrit.

11. zgjerimin e sondazhit tė gėrmimit nė sektorin jugor dhe jug-perėndimor.

12. projektimi i ndėrhyrjes me gėrmime nė arenė e galeri dhe projektimi pėrfundimtar pėr restaurim.

Morėn pjesė nė gėrmimin e vitit 2006 (25 qershor-5gusht) studentėt e Universitet tė Parmės: Bobbio Paolo, Corradi Claudia, Dazzi Alice, Ferrarini Michela, Gregorio Silvia, Moderato Marco, Restori Giorgia, Vecchi Elisa,Vorro Agostino.

Pėr kėrkimet e vitit 2007 shko nė: Mostra: "Il rilievo dell'anfiteatro di Durazzo: conoscenza di un monumento per la valorizzazione del patrimonio culturale mondiale"- coord. Prof. P. Giandebiaggi - Tirana-Durazzo 15-17 novembre 2007

1  2

  siper


Prospezioni microgravimetriche

La prossima campagna di scavo

 FIG. 11-12: Kėrkimet mikrogravimetrike

Area meridionale

 FIG. 13: Zona jugore

I pozzi e le arcate dell'anfiteatro

 FIG. 14: Puset dhe qemeret e amfiteatrit

Panoramica dell'area di scavo

 FIG. 15: Pamje nga zona e gėrmimit

Parete sud della cappella a mosaico

 FIG. 16: Muret jugore tė kapelės me mozaik

Studi archeometrici per il restauro

 FIG. 17: Studime arkeometrike pėr restaurimin e mozaikėve

La prossima campagna di scavo

 FIG. 18-19: Ekspedita e ardhėshme e gėrmimit

Il calco urbano nella carta IGM 1929

 FIG. 18: Modeli urban nė hartėn IGM 1929